Lajme

Kryeministri uron Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, duke thënë se aleanca mes Kosovës dhe SHBA-së është e përjetshme.

“Deklarata e Pavarësisë së SHBA-së përmban një nga vizionet më të fuqishme të lirisë dhe barazisë të njohura në botë. Ai vizion – dhe vlerat e përbashkëta që ai shpreh – përbëjnë themelin e aleancës së kombeve tona. Ashtu si ai vizion është i përjetshëm, po ashtu është edhe aleanca. Gëzuar 4 Korrikun!”, ka shkruar Kurti në Twitter. 

/Shqip.com