Lajme

Kurti deklaron se këtë vit ndahen 50 milionë euro për bujqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se këtë vit bujqit do të subvencionohen për naftën dhe për plehërimin pranveror  si dhe subvencione tjera të cilat do të ndihmojnë këtë kategori.

Ai deklaron se subvencionimi për bujqit këtë vit është 50 milionë euro.

Ka deklaruar se qeveritë e kaluara nuk e kishin përkrahur bujqësinë në nivelin e duhur në të kaluarën mirëpo me ardhjen e tij në krye të qeverisjes kjo ka ndryshuar.

“Asnjë qeveri nuk i  ka përkrahur bujqit për naftën. Sot duke mbajtur zotimin e dhënë  do të subvencionojmë çmimin e naftës në 5 milionë euro. Andaj prej 36 cent për litër do të subvencionohet nafta për të gjitha kulturat. Në raport me rrethanat e krijuara bujqit përveç naftës do të subvencionohen  edhe për plehërim pranveror me  150 euro për hektar për grurin kurse nga 100 euro për hektarë për kulturat e misrit, patates dhe fasules.

“Ndërkaq për grurin përveç subvencionimit do të bëhet subvencionimi prej 3 cent për kilogram në mullinjë të redimentit. Në total kulturën e grurit po e subvencionojmë për 474 euro për hektarë . 324 euro më shumë se vit i kaluar ose një rritje prej 216 përiqnd”, ka thënë Kurti.