Kryeministri polak: incidenti me raketa, rezultat i provokimit
Publikuar:
(16.11.2022 21:01:36)
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka thënë se incidenti me raketa mund të jetë rezultat i provokimit.
Kryeministri Morawiecki, merr pjesë në një samit të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, me datë 21 tetor 2022, raporton Reuters
“Është e mundur që incidenti në të cilin një raketë goditi një fshat juglindor polak të jetë rezultat i një provokimi nga pala ruse”, tha të mërkurën kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.
Tutje, ai ka thënë se ne nuk mund të përjashtojmë që bombardimi i infrastrukturës ukrainase pranë kufirit ishte një provokim i qëllimshëm i bërë me shpresën se një situatë e tillë mund të lindte.
/Shqip.com