Lajme

Kryeministri Kurti takoi komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneralmajorin Corell

Kryeministri Kurti ka zhvilluar një takim me komandantin e Gardës Kombëtare të lowas, gjeneralmajorin Corell.

Në këtë takim është theksuar roli kyq i lowas në ngritjen profesionale të FSK-së.

‘’Për njëmbëdhjetë vjet Ioëa luajti rol kyç në ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në të bërit e Kosovës kontribuese të sigurisë në botë, duke e përfshirë FSK-në në misionet e ruajtjes së paqes’’ thuhet në njoftimin nga zyra e Kryeministrit.

Po ashtu në këtë takim Kurti, i kërkoi që mbështetja për ngritjen profesionale të FSK-së të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

Kurti u shpreh mirënjohës për shërbimin e pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Iowas në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR dhe për kontributin e deritashëm për Forcën e Sigurisë.Ai theksoi angazhimin dhe përkushtimin e qeverisë për ngritjen profesionale të FSK-së.

‘’Synimi ynë është të kemi Forcë që është e aftë të përmbushë detyrat e veta kushtetuese në mbrojtje të vendit dhe të jetë e ndërveprueshme me partnerët dhe aleatët në ruajtjen e paqes në botë’’ tha kryeministri Kurti.

Lidhur me situatën e sigurisë në Evropë, pas agresionit dhe invazionit të Rusisë në Ukrainë, kryeministri tha se Kosova është e përkushtuar për stabilitet dhe siguri në rajon dhe nuk ka alternativë tjetër përveç NATO-s, SHBA-së dhe BE-së.

Në takim ishin të pranishëm edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, koloneli Ejup Maqedonci, dhe shefi i Misionit në Konsullatën në Iowa, Artan Duraku./Shqip.com