Lajme

Kryeministri Kurti priti në takim gjeneralin Wesley Clark

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në një takim gjeneralin Wesley Clark.

Në këtë takim sipas njoftimit është bërë e ditur se temë e diskutimit ka qenë zhvillimi ekonomik dhe reformat e nisura nga Qeveria.

Po ashtu gjatë takimit u theksua se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të punojë drejt diversifikimit të burimeve energjetike të vendit dhe ruajtjen e sigurisë së furnizimit. 

Pjesë e takimit ishte edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Foto nga Takimi

“Ministrja Rizvanolli foli për procesin drejt finalizimit të Strategjisë Kombëtare të Energjisë 2022-2031 dhe planit të veprimit, për një tranzicion të drejtë energjetik për vendin’’ thuhet në njoftimin për media.

Në fund u ritheksua angazhimi i Qeverisë për të tërhequr investitorë që do të zhvillojnë kapacitete të reja energjetike që ofrojnë siguri të furnizimit./Shqip.com