Rozë Ndërkombëtar

Kryeministri Johnson do të bëhet baba për herë të shtatë

Kryeminstri britanik, Boris Johnson dhe bashkëshortja,

Gruaja e kryeministrit britanik, Boris Johnson, Carrie, ka njoftuar se është shtatzënë dhe pret fëmijën e dytë të çiftit.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ka treguar se do të bëhen prindër në fund të vitit.

Njëherësh, 33-vjeçarja ka rrëfyer se ka pasur një abort këtë vit dhe se ishte zemërthyer.

“Ndihem jashtëzakonisht e bekuar që jam përsëri shtatzënë, por gjithashtu ndjehem si një thes nervash. Çështja e pjellorisë mund të jetë vërtet e vështirë për shumë njerëz, veçanërisht kur në platforma si Instagram mund të duket se gjithçka po shkon mirë”, ka theksuar ajo.

Siç raporton “ The Sun” çifti që u martua në një ceremoni të fshehtë në Katedralen Westminster dy muaj më parë, mirëpritën fëmijën e tyre të parë më 29 prill të vitit 2020.

Djali u pagëzua me emrin Wilfred Lavry Nicholas Johnson, në nder të mjekëve që shpëtuan kryeministrin nga COVID-19.

Johnson ka pas vetes dy martesa të dështuara./SHQIP.com