Lajme Botë

Kryeministri italian jep dorëheqjen pasi koalicioni po shembet

Kryeministri i Italisë Mario Draghi

Kryeministri italian Mario Draghi i dorëzoi dorëheqjen presidentit Sergio Mattarella të enjten   duke e zhytur ekonominë e tretë më të madhe të Bashkimit Evropian në trazira të reja politike.

Dorëheqja e Draghit vjen pasi disa parti kyçe në koalicionin e tij — lëvizja e fuqishme 5 yje, partia më e madhe në qeverinë e koalicionit të vendit, Forza Italia e qendrës së djathtë dhe Liga e ekstremit të djathtë – bojkotuan një votëbesimi ndaj qeverisë të mërkurën mbrëma.

Mattarella, i cili pranoi dorëheqjen, është planifikuar të takohet me kryetarët e parlamentit të enjten pasdite, tha në një deklaratë pallati presidencial. 

Hapi tjetër është thirrja për zgjedhje të parakohshme, raporton CNN.

Javën e kaluar, Draghi së pari dha dorëheqjen e tij pasi lëvizja 5-Yje tërhoqi mbështetjen e saj në një votëbesimi parlamentar mbi një paketë të krijuar për të trajtuar krizën e kostos së jetesës në Itali. 

Draghi kishte thënë më parë se nuk do të drejtonte një qeveri që nuk përfshinte 5-Yjet.

Kjo dorëheqje, megjithatë, u refuzua nga presidenti i Italisë Sergio Mattarella, i cili i kërkoi atij të qëndronte dhe të gjente një zgjidhje.Të enjten, FTSEMIB, tregu kryesor i aksioneve të Italisë, ra me më shumë se 2.5% pasi qeveria e vendit u la në prag të kolapsit./SHQIP.com