Lajme Botë

Kryeministri i Spanjës tregon pse vendosi të marrë pjesë në Samitin ku është edhe Kosova

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka mbrojtur praninë e tij në samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor që po mbahet këtë të mërkurë në Slloveni, pavarësisht pjesëmarrjes së Kosovës, duke thënë se “Spanja duhet të jetë në të gjitha forumet”.

Lexo edhe:
Kryeministri i Kosovës dhe i Spanjës për herë të parë përballë njëri-tjetrit në samit, por pa simbole shtetërore

Kjo është hera e parë që krerët e qeverive të Kosovës dhe Spanjës të ulen përball njëri tjetrit në një samit evropian.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, dhe Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës

Sanchez ka pranuar të marrë pjesë në këtë samit të udhëheqësve evropianë me ata të Ballkanit pasi u sigurua që në tavolinë nuk do të ketë simbole shtetërore të Kosovës, sepse Spanja ende nuk e ka pranuar si të tillë, shkruan mediumi spanjoll “menorca.info”, transmeton Shqip.com.

Me arritjen e tij në samit dhe në deklaratat për gazetarët, të cilët e pyetën nëse ishte e pakëndshme për të që të merrte pjesë në një takim në të cilin ulet edhe Kosova, shefi i qeverisë spanjolle kujtoi se as katër vende të tjera të BE -së nuk e njohin atë si shtet: Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia.

“Është e rëndësishme të jesh në të gjitha forumet. Spanja duhet të jetë në të gjitha forumet”, theksoi ai për të arsyetuar praninë e tij./SHQIP.com