Lajme

Kryeministri i Holandës dhe i Luksemburgut vizitojnë Kosovën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të presin në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Temë diskutimi do të jetë situata në Kosovë, dialogu dhe zhvillimet e fundit.

Të dy kryeministrat pritet të arrijnë në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës në orën 07:55.

Fillimisht presidentja Osmani do ti presë në takim të dy kryeministrat në ora 08:30.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Ndërkaq, në ora 09:15-9:20 kryeministri Kurti do të përshëndesë të dy kryeministrat para ndërtesës së Qeverisë.

Agjenda do të vazhdojë në ora 09:20 me takimin e Kurtit me kryeministrin Rutte dhe Bettel.

Konferenca e përbashkët e kryeministrave do të mbahet në ora 10:05.

/Shqip.com