Lajme

Kryeministri emëron dy zv/ministra të rinj

Qeverisë i janë shtuar dy zëvendësministra të rinj, njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka emëruar ish-zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, zëvendësministër të Financave, Punës dhe Transfereve.

Ndërkaq, në pozitën e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, kryeministri emëroi Ali Tafarshikun.

“Kryeministri Kurti i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e ri, z. Dobruna dhe z. Tafarshiku”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. 

/Shqip.com