Lajme Botë

Kryeministri australian Albanese takon presidentin amerikan Joe Biden

Kryeministri i ri i Australisë, Anthony Albanese ka takuar presidentin e ShBA-ve, Joe Biden.

Takimi u realizua gjatë samitit “Quad” i cili po mbahet aktualisht në Tokio të Japonisë.

Përmes një postimi në Tëitter, Albanese është shprehur i lumtur për takimin me të parin e Amerikës dhe se bashkëpunimet mes tyre do të jenë shtyllë e re e aleancës.

”E mrekullueshme të takoj Presidentin Joe Biden për të riafirmuar miqësinë e ngrohtë mes dy shteteve tona që bazohet në vlerat tona të përbashkëta. Diskutuam AUKUS-in, duke punuar së bashku me partnerët rajonalë dhe duke e bërë veprimin gjithëpërfshirës mbi ndryshimin e klimës një shtyllë të re të Aleancës sonë”, shkroi Anthony Albanese.

Ai takoi edhe liderin e Japonisë dhe atë të Indisë.

Përfaqësuesit në samitin ‘Quad’

Katër udhëheqësit e ‘Quad’-it përfunduan samitin e sotëm me një deklaratë të përbashkët ku u zotuan në “përkushtimin e tyre të palëkundur për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur që është gjithëpërfshirës dhe fleksibil”.

Përndryshe, Albanese është me prejardhje shqiptare pasi babai i tij ishte abëresh që jetonte në Itali, kurse nëna është me origjinë irlandeze. /Shqip.com