Lajme

Kryeinspektorja: Për shkak të mungesës së kushteve të punës, nuk janë angazhuar të rekrutuarit e “Mbrojtjes Civile”

 U.d kryeinspektore e Tregut në MINT, Lebibe Haliti

Mungesa e kushteve të punës, arsyeja që të rekrutuarit e “Mbrojtjes Civile”, nuk janë duke dalur në punë.  Megjithatë, faji po rezulton të jetë tek institucioni.

 U.d e kryeinspektorja  e Tregut në MINT Lebibe Haliti tregon se mungesa e plotësimit të kushteve si objekti në veri të vendit dhe veturat zyrtare po bëjnë që të njëjtit të paguhen edhe pa punuar.

 “Janë të interesuar t’i kryejnë detyrat ashtu siç e kanë të përcaktuar me kontratë por edhe për shkak se nuk u janë krijuar kushtet për punë nuk kanë arrit të angazhohen qind për qind”.

Por, pse këto kushte nuk ju krijuan atyre asnjëherë?!

Përgjigje për këtë nuk ka Haliti./Shqip.com