Lajme

Kryediplomatja suedeze do ta vizitojë Kosovën

Kryediplomatja suedeze, Ann Linde.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, do të vizitojë Kosovën më  7 dhe 8 korrik.

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, do të jetë temë diskutimi.

Ajo do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e homologen e saj në Prishtinë, Donika Gërvallën.

Linde, do të jetë kryesuese e radhës e OSBE-së, pasi Suedia ta merr kryesinë.

Pos, dialogut, kryediplomatja suedeze do të diskutojë me përfaqësuesit e Kosovës edhe për luftën kundër korrupsionit, pandeminë COVID-19 e të drejtat e pakicave.

Sipas, agjendës do të diskutohet edhe për çështjen e barazisë gjinore. /Shqip.com