Lajme

Kryediplomatja: Kosova ofron kornizën më të avancuar të të drejtave të pakicave në Evropë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila ishte prezente në diskutimin e Ambasadës së ShBA-së për asociacionin, ka falënderuar për këtë organizim ambasadorin Hovenier.

Ajo ka shkruar se Kosova ofron kornizën më të avancuar në Evropë për të drejtat e pakicave.

Tutje, kryediplomatja ka shkruar se duhet të refuzohet çdo model që lejon Serbinë ta minojë sovranitetin e Kosovës.

“Çdo model që lejon Serbinë të minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet nga të gjithë ata që synojnë paqen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon”, ka shkruar ministrja në Twitter.

/Shqip.com