Kryediplomatja gjermane në Tiranë, Baerbock: Tensionet Kosovë-Serbi vënë në rrezik Procesin e Berlinit
Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ndodhet në Tiranë, në kuadër të samitit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit.
Në nisje të këtij takimi, kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, foli shkurt për mediat mbi tensionet më të fundit mes Kosovës dhe Serbisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.
Baerbock u shpreh se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë rrezikojnë procesin e Berlinit.
“Ne nëvizojmë se tensionet e ditëve të fundit në Serbi në Kosovë po rrezikojnë procesin e Berlinit dhe kjo është arsyeja pse bëj thirrje të fortë së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Europian por dhe të SHBA-së se Serbia duhet të reduktojë forcat që kemi parë së fundmit. Dhe si anëtare të NATO-s duhet të tregojmë shumë kujdes dhe vendosmëri këtu në rajon“, tha Baerbock.
Në këtë takim, merr pjesë edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç i cili në nisje të takimit bojkotoi foton familjare të ministerialit, për shkak se aty ndodhej edhe kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla.
/Shqip.com