Lajme

Kryediplomati turk viziton Shqipërinë

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan do të nisë sot turneun e tij zyrtar katërditor në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani, njoftojnë burimet diplomatike, transmeton Anadolu.

Fidan do të takohet me homologët e tij për të diskutuar “marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe globale”, shtuan burimet.

Gjatë vizitës së tij, ministri i Jashtëm do të takohet edhe me biznesmenë turq dhe përfaqësues të komuniteteve turke në këto vende.

/Shqip.com