Lajme

Kryediplomati turk dënon djegien e Kuranit në Suedi

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka dënuar djegien e librit të shenjtë mysliman të Kuranit në Suedi në ditën e parë të festës madhore të myslimanëve të Kurban Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dënoj veprimin e poshtër në Suedi kundër librit tonë të shenjtë, Kuranit, në ditën e parë të Kurban Bajramit!”, shkroi Fidan në Twitter.

“Është e papranueshme që të lejohen këto veprime islamofobike anti-myslimane nën pretekstin e lirisë së shprehjes”, shtoi ai.

“Të mbyllësh një sy ndaj akteve të tilla mizore është të jesh partner në krim,” tha ai.

Vërejtjet e Fidanit erdhën pasi autoritetet suedeze dhanë leje për një protestë për djegien e Kuranit jashtë një xhamie.

/Shqip.com