Lajme

Kryediplomati serb në Këshillin e Sigurimit: Kosova po diskriminon serbët

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë të premten se “Kosova po diskriminon serbët”, sipas tij “kjo duhet të ndalet”.

Këto komente Selakoviq i bëri gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Seanca është mbajtur për t’u paraqitur raporti gjashtë mujor për Kosovën. Por, aty kryediplomati serb u ankua.

“Janë rritur shqetësime të mëdha sepse gjendja e sigurisë në Kosovë në periudhën e kaluar është shënuar me një numër të rritur të sulmeve të ndryshme të motivuara etnikisht dhe me incidente që kanë pasur shënjestër serbët”.

Të mërkurën, Policia e Kosovës kishte nisur një aksion në nivel vendi kundër kontrabandës së mallrave.

Aksioni kishte përfshirë edhe Mitrovicën e Jugut –  por Policia ishte penguar nga serbët lokalë.

Veriu i Kosovës

Rrugët ishin bllokuar, ndërsa në përdorim ishin vënë edhe armët e zjarrit.

Dhjetë policë ishin lënduar, pos tyre kishin pësuar edhe gazetarët.

Por, Beogradi këtë e ka paraqitur si “dhunë ndaj serbëve”.

 “Gazilotsjellës dhe dhuna po bëhen çështje e jetës së përditshme të serbëve në veri të Kosovës dhe kjo duhet të ndalohet”.

“Në sulmin e fundi me armë të zjarrit, nga kimikalet e përdorura nga forcat speciale të Prishtinës një 76 vjeçare ka vdekur si rezultat i këtyre kimikaleve të përdorura, po ashtu janë shënuar edhe 10 civil pa armë dhe një 36 vjeçar është lënduar me armë të gjatë”, tha Selakoviq.

Pos këtij aksioni, më 20 shtator Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës ishin pozicionuar në pikat kufitare; Bërnjak dhe Jarinje.

Aty kishin qëndruar dy javë – deri te arritja e marrëeshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë për target. /Shqip.com