Lajme Ballkan

Kryediplomati serb – Kosovës: Nëse i shkelni detyrimet ne e dimë çfarë bëjmë

Ministri i Jashtëm në Serbi, Nikolla Selakoviq, ka thënë se “nëse Prishtina i shkelë detyrimet atëherë ata e dinë që çfarë do të bëjnë”.

Ai ka thënë se “Beogradi është partner besnik dhe i përgjegjës për sa i përket zotimeve të dhëna”, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

Ndërsa, për iniciativën ‘Ballkani i Hapur”, Selekoviq e cilësoi si “vërtetë historik”.

“Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, kishin rënë dakord të bënin një hap serioz përpara, i cili do t’i sillte vetëm të mira atyre, qytetarëve të tyre. Unë jam i bindur për këtë”, ka thënë ai.

Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshje për “Ballkanin e Hapur”, ide që parasheh “lëvizjen më të lirë të njerëzve e mallrave”.

Por, Kosova nuk ka pranuar që të jetë pjesë e këtij projekti, madje në Prishtinë është kritikuar kryeministri shqiptar, Edi Rama që ka pranuar të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur”. /Shqip.com