Lajme

Kryediplomati izraelit uron Kosovën: Na pëlqen të shohim flamurin tuaj të valëvitur mbi ambasadën në Jerusalem

Ambasada e Kosovës në Izrael

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, ka uruar Kosovën me rastin e 17 shkurtit, ditën e shpalljes së pavarësisë.

Me këtë rast, ai është shprehur i lumtur që Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike.

Mes tjerash, Lapid ka thënë se në Izrael ju pëlqen të shohin flamurin e Kosovës teksa valëvitet në ambasadën e saj në Jerusalem.

“Gëzuar Ditën Kombëtare popullit të Kosovës! Vitin e kaluar, ne vendosëm marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve tona dhe ne në Izrael na pëlqen të shohim flamurin tuaj të valëvitur lart mbi ambasadën tuaj në Jerusalem!”, ka shkruar kryediplomati izraelit në rrjetin social “Twitter”.

Republika e Kosovës dhe Shteti i Izraelit vendosën marrëdhëniet diplomatike mes dy shteteve më 2 shkurt 2021. Vendimi nga të dyja palët atë kohë u cilësua si “historik”./SHQIP.com