Lajme Ballkan

Kryebashkiaku i Tropojës: Banesat në rrezik, po shkojmë drejt katastrofës

Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi ka bërë të ditur se pas reshjeve të mëdha të shiut që kanë ndodhur në Tropojë dy ditët e fundit, gjendja për banorët është në rrezik.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Shiu i pandërprerë prej dy ditësh shoqëruar me stuhi e rrebeshe po sjell dëme të mëdha në Tropojë. Jo vetëm rrugët, kanalizimet, janë të tej mbushura por nga gërryerjet dhe shembjet e mëdha janë në rrezik banesat e qytetareve”, ka shkruar Byberi.

Pamje nga përmbytja

Ai ka shtuar se gjendja më alarmante është në fshatin Vlad.

“Gjendja më alarmante është në fshatin Vlad por pothuajse ne të gjithë territorin e Bashkisë përshkallëzimi po shkon drejt një katastrofe natyrore. Apeloj ne mënyre urgjente jo vetëm pranë institucioneve përgjegjëse shtetërore por dhe tek secili banor i Tropojës për kujdes te shtuar dhe solidaritet”, ka thënë më tutje ai.

Pamje nga përmbytja

Ne jemi e do te jemi pranë qytetareve kudo ku janë ne vështirësi me mjetet dhe burimet tona njerëzore qe te përballojmë ketë situate te rënde e të papritur, ka shtuar Byberi./Shqip.com