Lajme Botë

Kryebashkiaku i Stambollit Imamoglu u burgos për fyerje të zyrtarëve publikë

Një gjykatë në Turqi ka dënuar kryebashkiakun e Stambollit me më shumë se dy vjet e gjysmë burg për fyerje të zyrtarëve publikë në një fjalim.

Ekrem Imamoglu u akuzua për vepër pasi tha se ata që anuluan zgjedhjet lokale në 2019 ishin “budallenjë”.

Imamoglu, 52 vjeç, mundi një kandidat nga AK Partia e presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan për të marrë postin e bashkisë së qytetit.

Dënimi i tij mund ta skualifikojë atë nga mbajtja e posteve politike ose të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Rezultati u anulua pas ankesave nga AKP për parregullsi në votim dhe bordi zgjedhor urdhëroi një rivotim.

Vendimi i ditës së sotme do të duhet të konfirmohet nga një gjykatë apeli, por nëse ai mbështetet atëherë do të thotë se Imamoglu do të jetë jashtë kandidimit në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit të ardhshëm, raporton BBC.

/Shqip.com