Lajme

KRU “Prishtina”, njofton për reduktime të ujit në Prishtinë dhe Graçanicë

KRU Prishtina

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak të temperaturave të larta dhe shpenzimit enorm të ujit të pijshëm janë të detyruar të fillojnë me reduktime të furnizimit me ujë në disa zona të shërbimit.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se ky orar do të ndryshojë, varësisht prej kushteve atmosferike dhe vetëdijësimit për përdorim të drejt të ujit të pijshëm.

Orari i reduktuktimeve për fshatrat në gypin magjistral Albanik-Prishtinë do të jetë ky :

“Nga ora 18:00-06:00 reduktohet furnizimi me ujë të pijshëm për këto fshjatra: Majac, Bajgorë, Humollët, Lupç, Lagjja e Re, Sallabajë, Shakovicë, Lluzhan, Godishnjak, Barilevë, Prugovc, Lebanë, Drenoc, Besia, Vranidoll, Gërvallë, Kikaj, Kelan, Verbovc, Kozaricë, Pirevët, Bardhosh, Milevc, Batllavë 1 dhe 2, Bellopojë 1 dhe 2, Tërrnavë ,  Halabak dhe fshati Penuh” thuhet në njoftim.

Ndërsa për Komunën e Graçanicës ky pritet të jetë orari :

“Nga ora 23:00-05:00 reduktohet furnizimi me ujë për Graçanicën, Sushica, LlapnaSella dhe Preoci.Nga ora 18:00-22:00 reduktohet furnizimi me ujë për LLapnasella, Preoc, Bizneset në magjistralen Prishtinë-Lipjan në mënyrë që t’u mundësohet furnizimi me ujë për konsumatorët e fshatit Sushicë dhe Badoc”, thuhet në njoftim.

Për Komunën e Prishtinës ky pritet të jetë orari :

“Nga ora 16:00-22:00 reduktohet furnizimi me ujë për lagjen Nic, Qershia, Çagllavica, Qëndresa, Marigona 2, Rezonanca-Janina.Nga ora 22:00-07:00 reduktohet furnizimi me ujë për fshatin Hajvali gypi 160 mm” thuhet në njoftim.

Çdo reduktim i ujit jashtë këtij planifikimi rezulton me keqpërdorim të ujit nga persona të papërgjegjshëm,shpenzoni racionalisht ujin e pijshëm, thuhet në thirrjen e KRU “Prishtina”./Shqip.com