Sport Ndërkombëtar

Kroos merr vendim për të ardhmen, mesazhi është emocionues

Toni Kroos ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Gjermani është nga ata lojtarë që dëshiron të tërhiqet kur është ende në formë.

Për të mos përfunduar duke u “zvarritur” në fushë. Gjithsesi, 33-vjeçari ka ende për t’u dhënë Realit dhe tifozëve “Los Blancos”. Dhe ka rinovuar për vit një tjetër.

Një ndër mesfushorët më të mirë të viteve të fundit, është gati të fillojë sezonin e dhjetë me Realin, klub me të cilin ka fituar gjithçka. Njësoj veproi edhe Luka Modric, kolegu i qindra betejave, i cili rinovoi deri në 2024.

Duke folur për vendimin për të vazhduar aventurën me Realin në një prononcim për RTL, Kroos zbuloi se kishte marrë konfirmimin nga bashkëshortja. Ndërkohë që urimi më i veçantë i erdhi nga gjyshi i tij.

“Gruaja ime ishte dakord, ajo më dha leje për të rinovuar edhe për një tjetër vit këtu në Madrid. Ka një ose dy shembuj të njerëzve që thjesht nuk mund ta lënë futbollin.

Nuk dua që një gjë e tillë të më ndodh edhe mua. Më pëlqen ende futbolli dhe jam i uritur për të fituar tituj të tjerë.

Pasi firmosa kontratën e re me Realin, gjyshi më dërgoi një mesazh: ‘Faleminderit që vazhdove’… U dridha, u emocionova shumë”, theksoi mesfushori gjerman.

/Shqip.com