Sport Ndërkombëtar

Kroos hyn në histori me këtë rekord interesant

Real Madrid ka shënuar fitore ndaj Al Hilal me rezultat 5:3 në finalen e Botërorit për Klube, duke fituar trofeun e 31-të prej se në krye të skuadrës është Florentino Perez.

“Los Blancos” numërojnë pesë triumfe ë Botërorin për Klube (tetë nëse marrim parasysh edhe ato të fituara para ndryshimit të formatit, duke llogaritur edhe Kupën e vjetër Ndërkontinentale).

Ndërkohë, feston edhe Toni Kroos, i cili ka vendosur një rekord të veçantë. Mesfushori gjerman u shpall kampion bote për herë të shtatë gjatë karrierës së tij fantastike.

Pesë herë me Realin, njëherë me Bayern Munchen (2013) dhe njëherë tjetër me Kombëtaren e Gjermanisë në Botërorin e Brazilit 2014.

33-vjeçari fitoi trofeun e 18-të me Realin. Kroos ndodhet në vitin e fundit të kontratës me klubin legjendar. Tifozët dhe trajneri Ancelotti shpresojnë që ai të rinovojë.

/Shqip.com