Sport Ndërkombëtar

Kroos flet pa dorëza, nuk ndjen keqardhje për bashkëlojtarin

Toni Kroos ka lënë mënjanë diplomacinë në intervistën e tij për “Eleven Belgium“. I pyetur nëse ndjen keqardhje për Eden Hazardin, i cili po kalon një periudhë të vështirë te Reali i Madridit, mesfushori gjerman është përgjigjur negativisht. Kroos ka thënë se nuk ndjen keqardhje për futbollistët dhe për Hazardin në veçanti, pasi ky i fundit bën një jetë mjaft të mirë.

“Sigurisht që është një situatë e vështirë, por keqardhja është e pavend në futboll. Nuk besoj se Eden Hazardi ka një jetë të keqe. Ju mund të ndjeni keqardhje për njerëzit që e kanë shumë më keq se ai. Nuk bëhet fjalë për para, nuk më vjen keq për askënd në futboll“, ka thënë Toni Kroos.

Anësori belg që nga transferimi te Real Madrid ka vuajtur nga lëndimet dhe forma jo e mirë, prandaj nuk ka arritur as përafërsisht t’i tregojë cilësitë e tij.

/Shqip.com