Sport Ndërkombëtar

Kroacia mposht Danimarkën, Franca, Belgjika e Holanda marrin tri pikë

Të enjten u zhvilluan disa ndeshje në Ligën e Kombeve.

Kroacia mposhti Danimarkën me rezultat 2:1.

Golin e parë e shënuan skuadra nga Ballkani, me anë të Borna Sosa.

Por, Danimarka arriti që të barazojë në minutën e 77-të, kur shënoi Christian Eriksen.

Megjithatë gëzimi i mysafireve nuk zgjati, pasi vetëm dy minuta Lovro Majer ia solli Kroacisë përsëri epërsinë.

Kroacia tani kryeson me 10-të pikë, kurse Danimarka është e dyta me një më pakë në Ligën A të grupit 1.

Dy skuadrat e tjera të këtij grupi Franca e Austria u përballën me njëra tjetrën.

Franca mposhti Austrinë pas shumë probleme, me golat e shënuara nga Kylian Mbappe e Olivier Giroud.

Franca pavarësisht fitores është vetëm në vendin e tretë, derisa Austria është e fundit.

Fitore në Ligën A të Grupit 4 shënuan Holanda e Belgjika.

Belgjika mposhti Wales me rezultat 2:1.

Kevin De Bruyne e Michy Batshuayi shënuan për “The Red Devils”, derisa për skuadrën nga ishulli rrjetën gjeti Kieffer Moore

Derisa, Holanda mposhti Poloninë me rezultat 2:0.

Golat për mysafirët u shënuan nga Cody Gakpo dhe Steven Bergwijn./Shqip.com