Lajme Ballkan

Kroacia është vendi i parë që i bashkohet Shengenit dhe Eurozonës në të njëjtën kohë

Kroacia

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç u takua në Bregana me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenten sllovene Nataša Pirc Musar për të shënuar hyrjen e Kroacisë në Shengen.

Me një sërë aktivitetesh simbolike dhe përkujtimore, duke filluar nga mesnata, Kroacia shënon hyrjen e njëkohshme në zonën Shengen dhe në Eurozonë, të cilat kanë qenë synimet strategjike të Zagrebit që nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian më pak se dhjetë vjet më parë.

“Ne i arritëm qëllimet tona me bindjen se Shengeni dhe Eurozona do të jenë të dobishme për qytetarët kroatë dhe ekonominë kroate,” u tha Plenkoviç.

Në anën tjetër, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se “kjo është një ditë festimi, historie, gëzimi, një ditë feste dhe krenarie për popullin kroat”.

Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, ka uruar Kroacinë për hyrjen e saj në Shengen dhe Eurozonë.

“E mirëpres këtë moment historik kur Sllovenia dhe Kroacia janë sërish pa kufij dhe me të vërtetë e pres me padurim”, tha presidenti slloven, duke shtuar se hapja pa kufij do të thotë shumë për qytetarët e të dy vendeve.

Nga mesnata e 1 janarit janë shfuqizuar 73 pika kufitare tokësore dhe 12 pika kufitare detare, ndërsa për arsye teknike do të hiqen kontrollet në aeroporte nga 26 marsi.

Në Zagreb në mesnatë para selisë së Bankës Kombëtare Kroate u shënua anëtarësimi në eurozonë, pra kalimi në euro si valutë zyrtare, raporton N1.

/Shqip.com