Lajme Botë

Kriza energjetike: Evropianët zgjedhin mes ushqimit dhe ngrohjes

Ilustrim

Nuk ka më hekurosje, por ka përdorim të kufizuar të furrës dhe dush në punë. Kështu evropianë po përpiqen të kursejnë energjinë elektrike, por faturat e tyre po vazhdojnë të shtrenjtohen.

Teksa çmimet me shumicë për gaz dhe energji elektrike po rriten, miliona qytetarë në Evropë tani janë duke shpenzuar një sasi rekorde të të ardhurave të tyre për energji, tregojnë të dhënat e reja.

Banorët në shumë shtetet evropiane po ashtu në baza vullnetare po ndërmarrin hapa për të ulur përdorimin e gazit, rrymës, pasi çmimet e karburanteve janë rritur në nivele rekorde për shkak të luftës në Ukrainë, sanksioneve kundër Rusisë, por edhe për shkak të pasojave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ndërsa sot është bërë e ditur se Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka dorëzuar më 12 gusht në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) një propozim për tarifa të reja të energjisë elektrike, i cili do të shtrenjtonte rrymën deri në 88 për qind për amvisëritë dhe deri në 70 për qind për bizneset. Vendimi i ZRRE-së pritet brenda 20 ditësh pune.

Reduktimet e energjisë elektrike do të zgjasin derisa Qeveria ta subvencionoj atë.

Kështu është shprehur zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili gjatë një konference për media tha se nuk kanë para për të importuar rrymë.

Si rezultat, Buzhala tha se e gjithë kërkesa për energji është duke u mbuluar nga prodhimi i brendshëm./Shqip.com