Lajme Botë

Kriza ekonomike në Britani, 2 milionë punëtorë gati për grevë

Dy milionë punëtorë janë vendosur në grevë për paga më të mira këtë dimër, teksa shpenzimet rriten mes krizës së kostos së jetesës dhe inflacionit në rritje.

Punëtorët thelbësorë të sektorit publik , përfshirë mësuesit, infermierët dhe mjekët e rinj janë ndër ata që ka të ngjarë të ndërmarrin veprime në muajt e ardhshëm, raporton Top Chanel.

Ndërkohë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka quajtur politikat ekonomike origjinale të Liz Truss “një gabim”.

“Epo, është e parashikueshme. Nuk isha i vetmi që mendova se ishte një gabim” tha Biden.

Ministrat e Jashtëm dhe diplomatët britanikë thonë se ka një kosto diplomatike për trazirat politike të Britanisë, si dhe një çmim ekonomik.

/Shqip.com