Lajme

Krivaqa thotë se Marigona Osmani ia kishte pranuar se e ka tradhtuar me djalin e hallës së tij

Marigona Osmani dhe Dardan Krivaqa.
Marigona Osmani dhe Dardan Krivaqa.

Dardan Krivaqa tashmë si i akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit ka thanë se viktima e kishte pranuar se e ka tradhtuar me djalin e hallës së tij.

Krivaqa këtë e tha në seancën e sotme gjyqësore ku së bashku me Arbër Sejdiun po akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.

Deklaratën e Krivaqës e ka kundërshtuar E.P duke thënë se ajo me çka po e akuzon tashmë i dyshuari nuk është aspak e vërtetë.

Sipas aktakuzës, Krivaqa më 21 gusht 2021 në banesën e tij në Ferizaj, pa pëlqimin e Marigona Osmanit, e kishte detyruar atë për të kryer marrëdhënie seksuale, e cila siç thuhet në aktakuzë përcillet me tortura.

Sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, Arbër Sejdiu në po të njëjtën ditë në banesën e Krivaqës, me dashje i kishte ndihmuar atij në kryerjen e veprës penale të dhunimit.

Ndërsa sa i përket veprës penale “Vrasje e Rënde” me të cilën ngarkohen të akuzuarit, Betimi për Drejtësi ka sigurur aktakuzën e cila përshkruan dëmtime trupore të mëdha tek viktima gjë e cila e kishte quar në vdekje

Kujtojmë se , gjyqtari i çështjes, Sahit Krasniqi më 2 shtator 2022,  ka marrë  aktvendim në bazë të së cilit i ka refuzuar kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimet e provave, të parashtruara nga mbrojtja e të akuzuarve, ndërsa të akuzuarve Krivaqa dhe Sejdiu, iu konfirmua aktakuza.

Kurse, më 23 gusht 2022, “Betimi për Drejtësi” ka raportuar se mbrojtësit e të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët ngarkohen për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në gusht të vitit 2021, kanë kërkuar hudhjen e aktakuzës.

Ndryshe, më 14 korrik 2022, është mbajtur seanca fillestare ku Dardan Krivaqa ka shfrytëzuar të drejtën të mbrohet në heshtje, kurse Arbër Sejdiu, është deklaruar i pafajshëm.

/Shqip.com