Kristjan Asllani, futbollisti i parë i Shqipërisë që luan në finale të Championsit
Publikuar:
(10.06.2023 16:35:00)

Pas Xherdan Shaqirit, që është lojtari i vetëm shqiptar, i cili e ka fituar Championsin, me Bayernin dhe Liverpoolin, tashmë është radha e Kristjan Asllanit
Mesfushori i Interit, mund të bëhet futbollisti i parë i Kombëtares kuqezi që triumfon në turneun më të rëndësishëm për klube. Edhe pse ka pak shanse që ai të luajë në finalen e Stambollit kundër Cityit, lojtari kuqezi ëndërron të fitojë medaljen e artë në Champions.

Ky trofe do të ishte një arritje e jashtëzakonshme në karrierën e 21-vjeçarit, që deri më tani me Interin ka fituar Kupën dhe Superkupën e Italisë.
/Shqip.com