Rozë

Kristi zgjedh finalistët

Kristi ka bërë një analizë të lojës së bashku me Bledin dhe Nitën.

Kjo e fundit ka thënë se Efin e ka parë si finaliste gjatë momentit të rihyrjes së saj, por tani jo më.

E ndërsa Kristi u shpreh se Efi ka humbur shumë pikë dhe Kiara nuk është duke dhënë asgjë.

Ai shtoi se Luizi bën thjesht disa ngacmime, por nuk ka më dëshirë të luajë.

Sipas tij Luizi hyri fuqishëm në lojë dhe u pëlqye për faktin që kundërshtonte çdo njëri në shtëpi. Kjo e bëri atë të dukej ndryshe nga të tjerët.  

Ai nuk harroi të komentonte Armaldon, duke thënë se ai hyri në lojë si skuth duke shkuar nga Olta te Luizi.

Kristi u shpreh se nuk merrej me banalitetet që ndodhnin gjatë javës, por thjesht analizonte situatat dhe argumentonte vetëm në prime, gjë që i surprizonte banorët.

/Shqip.com