Rozë

Kristi për lidhjen me Keisin: Situata mund të shfrytëzohej nga banorët

Kristi është pyetur sërish për lidhjen e shkurtë që kishte në shtëpi me Keisin.

Ai ka thënë se ishte një fije peri shumë e hollë, ku situata mund të dilte nga kontrolli dhe e konsideron atë si një moment delikat.

Kristi gjithashtu është shprehur se nuk dëshironte ta dramatizonte këtë gjë për të ndenjur në shtëpinë e “Big Brother” sepse nuk ishte në tipin e tij kjo gjë.

“Ishte një fije peri, një fije shumë e hollë. Ishte një moment shumë delikat edhe për mua edhe për shtëpinë. Njerëzit e kishin fokusin shumë aty, tek ajo gjë dhe unë e dija. Kisha arsye ta dramatizoja, po të doja, por nuk e bëra. Ata ishin gati të më kapnin në këtë pikë. Lorenci po më provokonte shumë. E menaxhova në këtë mënyrë, thashë nuk do e dramatizoj, nuk kam as çfarë fitoj nga dramatizimi i kësaj situate me thënë të drejtën. Për të ndenjur në shtëpi, të bëja diçka të tillë, nuk është fare në tipin tim. Kam patur shumë durim”, u shpreh Kristi.

/Shqip.com