Rozë

Kristi ngacmon Jorin, por ajo i thotë se nuk je mashkull

Pas romancave të vazhduara në BBV, Kristi s’ka lënë pa ngacmuar edhe modelen, Jori Della.

Ndonëse Kristi mendon se Jori ka një pëlqim për të, kjo e fundit e hedh poshtë supozimin e tij.

Jori madje thotë se nuk u përputhen karakteret.

Ajo tha se ajo është më “mashkull” se Kristi dhe se ajo kërkon dikë që të ketë karakter më të fortë.

I pranishëm gjatë kësaj bisede ishte edhe Qetsori.

I pyetur nga Jori lidhur me Kristin, Qetsori u shpreh se Kristi nuk është tip i keq, por mbase jo për Jorin.

Duke folur me batuta, Jori u shpreh se asaj do i bien në kurriz të gjitha gjërat e shtëpisë, duke qenë se do dominoi në marrëdhënien e saj me Kristin.

/Shqip.com