Rozë

“Krisje në miqësinë me Bes Kallkun”, Olsi Bylyku sqaron gjithçka

Olsi dhe Bes Kallaku

Olsi Bylyky dhe Bes Kallaku njihen për shoqërinë e mirë që ata kanë.

Dyshja madje kanë moderuar një emision së bashku.

Olsi së fundi ishte i ftuar në “Goca dhe Gra”, ku ka folur rreth marrëdhënies me Bes Kallakun.

Para disa javësh Olsi organizoi një festë ditëlindjeje të madhe ku morën pjesë shumë artistë, por ajo që u vu re ishte mungesa e mikut të tij.

Pas kësaj mungese shumë aludime pati në lidhje me një “krisje” të mundshme në marrëdhënien me Bes Kallakun.

Më në fund Olsi theu heshtjen duke treguar se nuk ka ndodhur asgjë mes tyre dhe fakti që disa nga artistët nuk kanë qenë prezent, ka ndodhur për shkak të angazhimeve që ata kanë.

Ky i fundit është i angazhuar me emisionin e tij më të ri në Top Channel./SHQIP.com