Rozë

Kriset miqësia, Efi dhe Mikela ndahen në BBVA

Banorët e Big Brother VIP Albania, Efi dhe Mikela kanë hyrë si një konkurrent i vetëm.

Mirëpo, rrugës duket se miqësia e tyre është krisur.

Efi ka kërkuar që të ndahet si konkurrente veçmas nga Mikela, edhe pse ato hynë si një e vetme. Efi i ka thënë vëllit të madh se Mikela po i penalizon lojën.

Në një bisedë të dyja në dhomën e rrëfimit, ato kanë shprehur pakënaqësitë ndaj njëra tjetrës, deri në të bërtitura.

Efi ka thënë që është më mirë të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj, pasi Mikelën nuk e kontrollon dot.

Kurse, Mikela tha se që në fillim ishtë kundër të hynin bashkë.

/Shqip.com