Lajme Botë

Krijuesja e vaksinës “AstraZeneca”: Coronavirusi do të kthehet në një ftohje të zakonshme

Dame Sarah Gilbert

Krijuesja e vaksinës së Oxford-AstraZeneca, profesoresha Dame Sarah Gilbert, ka deklaruar se Coronavirusi do të kthehet në një ftohje të zakonshme.

Gjatë një seminari në “Royal Society of Medicine”, shkencëtarja është shprehur se virusi do të dobësohet me kalimin e kohës dhe “përfundimisht” do të bëhet si të tjerët.

Sipas saj, viruset kanë tendencën të bëhen më pak virulente gjatë kohës që qarkullojnë në popullatë dhe për këtë arsye nuk do të ketë një variant më të rëndë të Sars-CoV-2, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Shqip.com.

“Është vetëm një pyetje se sa kohë do të duhet për të arritur atje dhe çfarë masash do të duhet të marrim për ta menaxhuar atë ndërkohë”, ka pohuar Sarah Gilbert.

59-vjeçarja, gjithashtu, ka bërë të ditur se po bën përpjekje për të siguruar fonde për të marrë masa në parandalimin e pandemive të ardhshme dhe ka theksuar se duhen investime urgjente për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të tjera infektive në të gjithë botën./SHQIP.com