Kulturë Kino

Krijuesi i Squid Game tregon se kur vie sezoni i dytë

Squid Game theu rekordet e shikueshmërisë në mbarë skenën kinematografike vitin që lamë pas.

Që prej se filloi transmetimin në shtator të 2021-tës, seriali korean u arriti të bëhej më i pëlqyeri i publikut, duke shpartalluar rekordet e platformës më të madhe për filma dhe seriale, Netflix.

Për sezonin e dytë të kësaj drame e trileri – që kombinon lojërat e fëmijëve me sfida vdekjeprurëse – ka folur vetë krijuesi i saj, Hwang Dong-hyuk.

Hwang Dong-hyuk, regjisori i Squid Game

Në një intrervistë për Vanity Fair, ai parashikon që sezoni do të mbërrijë ose në fund të vitit 2023 ose në fillim të 2024, që i bie të jetë 2 deri në 2,5 vjet që nga transmetimi fillestar.

Diçka si kjo nuk duhet të shihet si problem i madh pasi kështu ndodh me shumë prej serialeve dhe prodhimeve të Netflix, sidomos pas pandemisë.

Squid Game

Dong-hyuk tha se ka tre faqe të shkruara deri tani, të cilat do të evoluojnë në shtrirjen e plotë të sezonit. Përveç se do të ketë “më shumë lojëra”, ai shtoi:

“Njerëzimi do të vihet sërish në provë përmes këtyre lojërave. Dua të bëj pyetjen: “A është i mundur solidariteti i vërtetë mes njerëzve?” u shpreh regjisori.

Squid Game

Përndryshe, 50 vjeçarit iu deshën rreth nëntë vite për të përgatitur Squid Game, vetëm e vetëm për ta parë veprën e tij të thyej rekorde shikueshmërie për një periudhë tejet të shkurtë.

Seriali arriti të marrë shikueshmëri marramëndëse prej 1,65 miliardë orësh brenda 28 ditësh. Që po të përkthehej, i bie afër 182 mijë viteve në total. /Shqip.com