Kulturë Kino

Krijohet filmi i parë i animuar me Skënderbeun

Fëmijët shqiptarë do të kenë mundësi që tregimet herioke shqiptare tani t’i shohin në një film të animuar të quajtur “Skanderbeg”.

Filmi i tillë, u krijua nga Daniel Kordhoni dhe aktori Florjan Binaj.

Ata krijuan “Skanderbeg”, filmin e parë të animuar me superheronj shqiptarë.

“Ne donim që fëmijët tanë dhe të gjithë fëmijët shqiptarë kudo në botë, të krenohen me heronjtë e tyre dhe mbi të gjitha, të njohin e të dashurojnë lashtësinë dhe mitologjinë iliro-arbërore, e cila dita-ditës zë pluhur dhe nuk mbahet gjalle e nuk trashëgohet brez pas brezi,” u shpreh Florjan Binaj.

Duke “ringjallur” krijesat legjendare dhe figurat e rëndësishme historike, si Skënderbeu, mbretëresha Teuta, filmi i animuar synon të nxisë një interes te fëmijët dhe audienca shqiptare në mbarë botën, duke mundësuar një mënyrë më dinamike dhe më të këndshme për t’u lidhur me rrënjët e tyre.

/Shqip.com