Lajme

Krijohen kolona në pikat kufitare, në Merdar arrin në 300 metra

Pritja në Merdar

Bashkëatdhetarët që i kanë kaluar festat e fundvitit në Kosovë, në rrugën për tu kthyer në shtetet ku jetojnë, po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare.

Mëngjesit e ditës së sotme, pritjet në disa prej pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, janë deri në një orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona më e gjatë e automjeteve është në Merdar deri në 300 metra, ndërkaq pritjet për të dalë janë deri në 40 minuta.

Në pikën tjetër kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 1 orë, ndërkaq kolonae automjeteve është 150 metra. Në Jarinjë pritjet janë deri në 50 minuta, kurse për kolona nuk raportohet.

/Shqip.com