Lajme

Kreu ushtarak i Luhansk: Rusia ka fuqi të mjaftueshme për të nisur një ofensivë në shkallë të gjerë

Lufta në Ukrainë

Forcat ruse kanë rezerva të mjaftueshme për të vazhduar sulmet në rajonin Luhansk.

Kështu tha vetë kreu i ushtrisë së rajonit, Serhiy Hayday, shkruan CNN.

“Forcat ruse që sulmojnë qytetin kyç të Severodonetsk, në rajonin Luhansk të Ukrainës Lindore, kanë rezerva të mjaftueshme për të nisur një ofensivë në shkallë të gjerë” tha Hayday.

Hayday tha se dhjetëra pjesë të pajisjeve të rënda ushtarake ruse ishin sjellë në rajon dhe ishin vendosur tashmë në fushën e betejës.

Në vetë qytetin, Hayday tha se luftimet janë duke u zhvilluar në zonën industriale, por se “pjesa më e madhe e qytetit është nën kontrollin e ushtrisë ruse.

Qyteti Severodonetsk

Tani ushtria ukrainase kontrollon vetëm zonën industriale dhe territorin e uzinës Azot.

Hayday gjithashtu dha një përditësim mbi luftimet në qytetin fqinj të Lysychansk.

Ai tha se kishte luftime përgjatë autostradës midis Lysychansk dhe Bakhmut dhe se të gjitha qytetet në atë zonë po bombardohen dhe se Lysychansk ishte granatuar pothuajse gjithë ditën të hënën.