Lajme Botë

Kreu i Transportit në BE pritet të japë dorëheqjen

Henrik Hololei, drejtor i përgjithshëm i departamentit të transportit të Komisionit Evropian
Henrik Hololei, drejtor i përgjithshëm i departamentit të transportit të Komisionit Evropian

Zyrtari më i lartë i transportit të Komisionit Evropian pritet të japë dorëheqjen pas skandalit se kishte udhëtuar falas në Katar.

Mediat e huaja shkruajnë se, Henrik Hololei, drejtor i përgjithshëm i departamentit të transportit të Komisionit Evropian, po përballet me një hetim të brendshëm.

Sipas burimeve dhe një personi tjetër të njohur me këtë çështje, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, Hololei do të japë dorëheqjen si drejtor i përgjithshëm i departamentit të transportit dhe do të bëhet këshilltar politik në departamentin përgjegjës të Komisionit të partneriteteve ndërkombëtare.

Një zëdhënës i Komisionit tha se Hololei do të merrte detyrën e re më 1 prill. Sipas burimeve ai ka udhëtuar 9 herë pa pagesë përgjatë viteve 2015-2021.

/Shqip.com