Lajme

Kreu i PDK-së akuzon Qeverinë Kurti për regres

Memli Krasniqi - Kryetar i PDK-së
Memli Krasniqi - Kryetar i PDK-së

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shkruar sot për sigurinë e punëtorëve në vendet e punës. Krasniqi ka thënë se përgjatë vitit të fundit në Kosovë 349 punëtorë kanë pësuar aksidente në vendet e punës, 15 prej të cilëve kanë vdekur.

Ai tutje ka thënë se në Kosovë pagat janë të ulëta, çmimet e larta dhe pasiguria e madhe.

Kransiqi ka potencuar se është bërë regres.

“349 punëtorë në Kosovë  kanë pësuar aksidente në vendin e punës gjatë vitit të fundit – 15 prej të cilëve kanë humbur edhe jetën. Paga të ulëta, çmime të larta, pasiguri e madhe!

#Regres”, ka shkruar Krasniqi

/Shqip.com