Lajme Botë

Kreu i OBSH-së tregon se a është Omicron më i butë se Delta

Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus

Varianti Omicron i COVID-19, mbetet i rrezikshëm veçanërisht për të pavaksinuarit. Kështu ka thënë udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Ghebreyesus.

Ghebreyesus tha se një rekord prej 15 milionë rastesh me COVID-19 mendohet se janë raportuar javën e kaluar, por se shkalla e vdekjeve mbetet e qëndrueshme dhe mund të reduktohet duke vaksinuar më shumë njerëz.

“Por duhet të jemi të qartë, megjithëse Omicron shkakton raste më të lehta se Delta, virusi mbetet i rrezikshëm, veçanërisht për ata që nuk janë vaksinuar”, tha ai.

Varianti i ri i COVID-19, Omicron.

“Edhe pse numri i pacientëve të shtruar në spital po rritet në shumë vende, ky nuk është niveli që kemi parë tek valët e mëparshme”, ka shtuar më tej Ghebreyesus.

Ndërsa ka theksuar se të pavaksinuarit përbëjnë një pjesë të madhe të të shtruarve në spitale në mbarë botën.

Kreu i OBSH-së tha se vaksinat ndihmojnë në parandalimin e pasojave dhe vdekjeve më të rënda, por jo transmetimin e plotë.

Ai theksoi se ka afër 50 000 vdekje në javë, që është shumë./Shqip.com