Lajme

Kreu i muslimanëve në Shqipëri, uron për qetësi në Kosovë

Kreu i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka uruar të gjithë shqiptarët në Kosovë, duke uruar që të gjendet një zgjidhje për qetësimin e situatës.

“Natyrisht që edhe për situatën në Kosovë ne i lutemi Zotit që të ulen tensionet dhe të gjendet gjuha e përbashkët, e maturisë dhe të gjenden zgjidhje për çështje të përbashkëta, posaçërisht në Kosovë. Vullneti i atyre palëve sa më shpejt të gjejë një zgjidhje”, theksoi Bujar Spahiu.

/Shqip.com