Sport Shqiptar

Kreshnik Uka – golashënuesi më i mirë i Superligës

Kreshnik Uka - njeriu i golave te Drenica

Pos garës për titull dhe mbijetesë, në Superligë po zhvillohet edhe një garë tjetër. Ajo – për golashënuesin më të mirë.

Pas 28-të xhirove të zhvilluara, më së shumti gola ka shënuar sulmuesi i Drenicës, Kreshnik Uka.

Shtatëgjati ka qenë fenomenal – që nga fillimi i sezonit, ani pse skuadra nga Skenderaj ka pasur luhatje të formës.

May be an image of american football and outdoors
Kreshnik Uka

Uka – i cili është në huazim nga Prishtina po kalon ndoshta – momentet më të mira në karrierë, teksa e ardhmja e tij nuk dihet ende.

Por, hap pas hapi po e ndjek magjiku i SC Gjilanit, Gerhard Progni.

Mesfushori nga Shqipëria është shndrruar në hero të “skifterave” disa herë gjatë këtij kampionati, teksa shpesh ka tundur rrjetën nga gjuajtja e lirë.

Progni, golashënuesi më i mirë për vitin 2021 – Epoka e Re
Gerhard Progni

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe tetë xhiro për tu zhvilluar dhe “lufta” në frontin e golave mbetet ende e hapur.

Rekordin për më së shumti shënime brenda një sezoni e mban Mirlind Daku, i cili me fanelën e Ballkanit e kishte tundur rrjetën 31 herë në sezonin e kaluar./Shqip.com

Lista e plotë e golashënuesve më të mirë të Superligës në këtë sezon