Lajme

Krerët e shtetit zhvillojnë takime të ndara, Kurti në Iowa e Osmani në Lituani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tash e katër ditë ka nisur vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas agjendës së Kurtiti, ai do ta vizitojë edhe shtetin e Iowa-s.

Burime të SHQIP.com pranë Kryeministrisë, bëjnë të ditur se më 13 maj, Kurti do të vizitojë Gardën Kombëtare të Iowa-s.

Ndërsa, theksojmë se FSK kishte nisur një kontingjent për të marr pjesë në një mision me Gardën Kombëtare të shtetit amerikan Iowa-s.

Në anën tjetër, presidentja Vjosa Osmani me të përfunduar takimet në Kosta Rika, ajo do të niset në një destinacion tjetër.

Siaps burimeve të SHQIP.com, Osmani do të vazhdojë vizitën e saj zyrtare në Lituani.

Theksojmë se në intervistat e fundit, Kurti e ka ritheksuar majin si muajin kur do të udhëtojë për në SHBA.

“Do të shkoj besoj në muajin maj, do të zhvilloj takime me administratën Biden dhe diasporën tonë, unë i njoftoj ata paraprakisht, ata më mirëpresin, organizohen takimet, verifikohet agjenda, por, që ju do ta dini paraprakisht”, kishte thënë Kurti në një deklaratë për media./Shqip.com