Lajme

Krerët e shtetit së bashku më mijëra qytetarë bëjnë homazhe në Reçak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe William Walker që ishte kryesues i Misionit Verifikues në Kosovë në vitet e 90’ta.

Krahas, krerëve të shtetit, homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak kanë bërë edhe mjera qytetarë.

Homazhet në këtë kompleks ku ndodhi njëra ndër tragjeditë më të mëdha në Kosovë gjatë luftës së fundit, u bënë edhe nga liderët e opozitës.

Duke vendosur buqeta lulesh pranë emrave të 45 civilëve të cilët u vranë mizorisht, u panë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kosova përkujton sot 24-vjetorin e masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë.

/Shqip.com