Lajme

Krerët e shtetit i nderojnë ish-presidentin Rugova e Demaçin në 24-vjetorin e çlirimit

Për nder të 12 qershorit Ditës së Çlirimit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti  bënë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Pas homazheve te varri i Rugovës ata bënë homazhe edhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Ndërkaq, në orën 09:30, homazhe bëjnë edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Kurse, në orën 11:00, bëjnë nderim te Pllaka Përkujtimore për ushtarët e NATO-s.

/Shqip.com